Uest Hemi fiton në Europë, por ka sërish sherr për çmimin e birrave!

Mbrëmja në Londër ishte e bukur për “çekiçat” dhe tifozët u kënaqën me suksesin 3-1 ndaj Alborgut të Danimarkës. U luajt sfida e parë e plej ofit në Ligën e Konferencës dhe Uest Hemi i trajnerit Dejvid Mojes arriti një fitore që mund të vlejë kualifikimin për në fazën e grupeve, por sërish situata nuk ishte shumë e qetë. Pavarësisht golave të shënuar nga Skamaka (i pari për ekipin anglez), Bouen dhe Majkëll Antonio, sërish tifozët u ankuan për koston e lartë të krikllave të birrës. Stadiumi Olimpik i Londrës vendosi ta ulte çmimin e birrave vetëm me 70 peni, pra nga 7.3 paundë stërlina në 6.6! Kjo gjë bëri që klubi londinez të kërcëojë që të shkojë në gjyq nëse nuk do të ketë ulje më të madhe.

Sfidanti.al