Përse Kasemiro tundohet nga Junajtidi? E di historinë e legjendave Ramos e Ronaldo!

Tek Reali i Madridit, “kalin e shohin nga dhëmbët”. Kjo vlen për çdo klub e skuadër futbolli, por sidomos tek ata të mëdhenjtë fare, ndaj edhe futbollistët duhet ta dinë se nuk vlen shumë ajo që janë në një moment të caktuar, por ajo që mund të jenë pas dy apo tre vjetësh. Këtë ka parasysh mesa duket edhe Kasemiro, që po kandiset për të kaluar në Premier Ligën angleze me Mançester Junajtidin. Nuk është e lehtë për një mesfushor të shkëlqyer si braziliani që të braktisë karrierën dhe suksesin thuajse të sigurt në “Bernabeu”, ku ka fituar 5 Champions e disa La Liga, plus trofe të tjerë, por ai ka qenë dëshmitar sesi ka qenë fundi në Madrid i legjendave të tilla si kapiteni Sergio Ramos apo golshënuesi më i mirë në historinë e ekipit, Kristiano Ronaldo. Edhe atij mund t’i ndodhë pas 2 vjetësh, ndaj mendon se është më mirë të marrë rrezikun në sy duke shkuar tek Junajtidi.

Sfidanti.al