Ja përse Lionel Mesi është lojtari më i mirë në histori!

E thonë ata të cilët janë tifozë me të, por nuk janë larg së vërtetë. Nëse ka një Maradonë apo edhe një Pele që padyshim mund të krahasohen me “Pleshtin”, kontributi i Lionel Mesit është i jashtëzakonshëm. Në Tuiter, dikur postoi një fotomontazh me disa renditje, të ilustruara me foto, dhe në të gjitha klasifikimet ishte Mesi. Argjentinasi është ndër lojtarët me më shumë gola në histori bashkë me Kristiano Ronaldon (që është i pari) dhe me Pelenë (por edhe me Jozef Bicanin). Mesi është ndër lojtarët me më shumë asiste në histori bashkë me të tillë si Tomas Myler apo Mesut Ozil, po ashtu është njëri nga lojtarët me më shumë driblime të realizuara në histori në krah të Garrinçës dhe Ronaldinjos, e po ashtu një nga lojtarët që ka fituar më shumë vlerësime si organizator (regjisor i lojës) bashkë me Ksavin dhe Iniestën.

Sfidanti.al