Ka qenë lojtar krenar i një brezi fitues, në një klub që e ka suksesin “sëmundje gjenetike”. Hasan Salihamixhiç është sot pjesë e Bajernit, në departamentin e drejtimit sportiv, sipas traditës së bavarezëve për t’u “kullandrisur” nga ish-lojtarët e shquar, ndërsa është i entuziazmuar me potencialin e ekipit. Drejtori sportiv thotë se pavarësisht sukseseve shumë të bukura ndaj Lajpcigut, Frankfurti e Volfsburgut, Bajerni ende nuk është në nivelin maksimal. “Sipas mendimit tim, – thotë ai, – ne nuk jemi ende në formën e duhur fizike dhe sportive. Kjo do të vijë nëpërmjet ndeshjeve dhe stërvitjes në javët e ardhshme. Do të vijë një kohë shumë rraskapitëse dhe ne duam të jemi gati”. E vërtetë që De Ligt ende po punon për gjendjen fizike, Gnabri ka qenë i dëmtuar dhe Koman i pezulluar.
Sfidanti.al