Sezonin e kaluar, të kuqtë ia dolën dy herë, pra i fituan që të dyja ndeshjet në Premier Ligë, ndërsa mbeten favoritë për të vazhduar me sukseset. Liverpuli ka disa vjet që është më lart sesa Mançester Junajtidi, por mbrojtësi i qendrës Virgil Van Dajk paralajmëron shokët e tij që të mos e marrin lehtë sfidën në “Old Traford”. “Mendimi im është që Junajtidi është sërish një skuadër shumë i mirë, – tha holandezi, – ka lojtarë me cilësi të madhe në të gjithë fushën. Ata ndoshta nuk janë aq mirë me besimin, por kjo është ndeshja e duhur për ta për të reaguar”. Junajtidi i ka humbur të dyja sfidat në Premier deri tani këtë sezon, por as Liverpuli nuk shkëlqen pasi ka marrë vetëm dy barazime.
Sfidanti.al