Trajneri i Partizanit, Kolela, ka thënë se vetëm bardheblutë mund të jenë më mirë sesa skuadra e tij. Dakord, ky është mendimi i tij dhe një gjykim për aq sa ai ka njohuri për rivalët, ndërsa sot sezoni i Superligës shqiptare nisi me sfidën Kukësi-Tirana. Barazim 1-1, që nuk i la plotësisht të kënaqura palët, edhe pse kryeqytetasit mund ta pranojnë si një pikë në një fushë të vështirë. Trajneri i kuksianëve, Gega, deklaroi se “prisja më shumë nga ekipi”, ndërsa tekniku i Tiranës, Shehi, kritikoi lojtarët e tij se “po flinim gjumin e drekës”. Gjithsesi, të dy trajnerët theksojnë se pavarësisht pakënaqësisë dhe përgjumjes, pretendojnë titullin nga skuadrat e tyre.
Sfidanti.al