Xhoshua mund të barazohet me Aliun, Ljuisin e Kliçkon si 3 herë kampion i botës

Shanset për të nuk jepen maksimale, por gjithsesi i ka pasur dy herë më parë brezat e artë. Entoni Xhoshua është padyshim një nga boksierët më të mirë të peshave të rënda të profesionizmit, por shkon si sfidant në duelin ndaj Oleksandr Usikut të Ukrainës. Lufta është në ringun e Arabisë Saudite mesnatën e së shtunës dhe boksieri anglez do të përpiqet të rifitojë brezat e artë në IBF, WBA dhe WBO, të cilët i humbi pas disfatës në stadiumin e Totenhemit në Londër pikërisht ndaj Usikut. Nëse Xhoshua ia del, ai do të jetë 3 herë kampion i botës në peshat e rënda, diçka që në histori e kanë bërë vetëm Muhamed Ali, Lenoks Ljuis dhe Vitali Kliçko. Në majë është Evander Holifildi që ka dalë 4 herë kampion bote dhe e ka bërë në peshat e mesme dhe të rënda.

Sfidanti.al