Uejn Runi dhe Derbi Kaunti, prag eleminimi nga kupa prej … Kovidit!

Me shtatë pjesëtarë të skuadrës dhe të grupit të trajnerëve të infektuar, skuadra e kategorisë së dytë angleze është shumë pranë largimit pa lavdi nga konkurrimi më i vjetër në botë. Derbi Kaunti dhe trajneri i saj, i shquari Uejn Runi, nuk do të mundin të luajnë me lojtarët e zakonshëm përballë ekipit amatorë (jo të Ligës Profesioniste) Çorlej. Klubi ka vendosur të krijojë një ekip me futbollistë të moshave U23 dhe U18, ndërsa trajnerë do të jenë Geri Boujer dhe Pej Lajons. Nuk dihet nëse kjo goditje e koronavirusit do të shkaktojë eleminimin e Derbi Kauntit nga Kupa e Anglisë, por padyshim që do të jetë një mundësi e madhe për amatorët që të kualifikohen.

Sfidanti.al