Mesut Ozil po përjeton orët e fundit si futbollist i Arsenalit. Mesfushori turko-gjerman e ka një destinacion të rid he bëhet fjalë për Fenerbahcen, të paktën kjo është ajo që bën të ditur DHA Spor . Sipas medias turke, futbollisti do të nënshkruajë me Fenerbahcen një kontratë prej 3 sezonesh e gjysmë me një pagë prej 5 milionë Eurosh në sezon. Nga ana e tij Arsenal do të paguajë pagën e futbollistit deri në fund të sezonit
Gjithnjë sipas medias turke, nënshkrimi me Ozil ishte një dëshirë e vjetër e Fenerbahces dhe tifozët e kësaj skuadre që tani kanë filluar të festojnë lajmin për transferimin e tij. Nga ana tjetër edhe vetë Ozil dëshironte kalimin në Turqi edhe pse nga SHBA dhe më konkretisht nga DC United kishte marrë një ofertë të majme për pagën, propozimin për të qenë aksioner dhe mundësinë për të krijuar një skuadër të tijën. Por vullneti i Ozil është të luajë në Turqi, gjë që e vërtetoi në rrjetet sociale ku postoi një foto të tij në Stamboll me titullin: ‘Ky qytet’.
Sfidanti.al