U desh edhe lëndimi i Alabës, Reali shkon me dëmtime drejt Sitit

Duhen vetëm 5-6 ditë deri në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Champions dhe madrilenët nuk ndihen aspak të qetë. Jo sepse kanë probleme në kampionatin spanjoll, përkundrazi e kanë futur titullin në xhep, por po u ndodhin dëmtime atëherë kur nuk duheshin. Në ndeshjen në fushën e Osasunës, David Alaba pësoi lëndim dhe kërkoi të zëvendësohej në pushim. Në vend të tij hyri Karvahal, ndërsa nuk është e qartë sesa i rëndë është problemi dhe nëse Alaba do të mundet të bëhet gati për 5 ditë! Bashkë me austriakun, në dyshim për ndeshjen ndaj Mançester Sitit në Champions janë edhe Mendi, Marselo dhe Kasemiro.

Sfidanti.al