Tuhel e pranon se Lukaku është mendërisht dhe fizikisht i rraskapitur

Si do t’ia bëjë Çelsi me gjigandin e tij që duket sikur ka dalë nga shinat? Ajri në Angli nuk i bëka shumë mirë Romelu Lukakut që ndoshta po kujton me nostalgji ditët italiane në Milano, ku shkonte shkëlqyeshëm me trajnerin e tij të preferuar, Antonio Konte, dhe ku padyshim që do të ndihej shumë mirë me “konvencionalin” Simone Inzagi. Si i bëhet në një klub tepër ambicioz si Çelsi, ku yjet nuk numërohen, ku Timo Verner pret shansin, dhe ku Tomas Tuhel duke si ndonjë yll roku, sipas stilit të epokës për shkollën gjermane të trajningut, ashtu si Jurgen Klopi ai Julian Nagelsmani. Lukaku ka 6 ndeshje që nuk shënon tek Blutë e Londrës, ndërsa Tuhel detyrohet të pranojë. “Romelu është i rraskapitur nga ana mendore dhe i mbingarkuar nga ana fizike, – thotë trajneri, – është e vështirë të mësohet nëse ai ka nevojë për pushim apo që të lihet në fushë. Ai ka luajtur shumë ndeshje, po ashtu si Mejzën Maunti dhe Jorginjo”. Lukaku u mor për 115 milionë euro dhe nisi epokën e dytë në Premier Ligë, ndërsa e para tek Çelsi e Mançester Junajtidi nuk i shkoi mirë.

Sfidanti.al