Salah dhe Liverpuli vendosin rekorde Championsi në Spanjë!

Nuk ishte vetëm fitorja, që u arrit me shumë djersë, me polemika, por gjithsesi me meritë në fushën e Atletikos së Madridit. Liverpuli ishte vetvetja në “Uanda Metropolitano” edhe pse u zbraps dy herë nga “banda” e Diego Pablo Simeones, falë Antuan Grizmanit, por sidomos falë përpjekjes së gjithë skuadrës. Megjithatë, mbrëmja ishte e të kuqve, që vendosën një rekord si ekip pasi për herë të parë në Champions shënuan 2 gola në pjesën e parë dhe pësuan po dy gola. Në fund doli 3-2 për anglezët dhe Mohamed Salah vendosi rekordin e tij personal. Ai u bë i pari lojtar në historinë e Liverpulit që shënon në 9 ndeshje radhazi për të kuqtë. Arritje e madhe në një klub ku kanë qenë Kigan, Dalglish, Rash, Olldrixh, Faulër, Ouen, Suarez, Xherrard apo Torres.

Sfidanti.al