Tronditje për Bajernin, Manuel Nojer humb sezonin!

Është kapiteni dhe njëri nga lojtarët kryesorë, por këtë herë qenka treguar i pakujdesshëm. Manuel Nojer pësoi një aksident të rëndë ndërsa ishte me pushime duke thyer këmbën gjatë praktikimit të skive alpine. Portieri i Bajernit e ka mbyllur sezonin pas këtij problemi të madh, dhe kjo fatkeqësi i shtohet eliminimit të hershëm të tij me kombëtaren e Gjermanisë nga Kupa e Botës. Trajneri i Bajernit, Julian Nagelsman, u dha më shumë ditë pushimi lojtarëve të tij për të ndihmuar ata që ishin në kombëtare që të kalonin dëshpërimin e Katarit. Tashmë, bavarezët do ta kenë problem edhe në Bundesligë, por sidomos në Champions ku prania e Nojerit cilësohej vendimtare.

Sfidanti.al