Holandezëve u shkoi huq presioni psikologjik ndaj Lautaro Martinezit!

Ishin jo pak, por plot 4 vetë që morën vrull për të penguan realizimin e penalltisë së fundit të Argjentinës. Kështu ndodhi ndërsa Lautaro Martinez u nis nga mesi i fushës për të ekzekutuar 11-metërshin që do të rezultonte vendimtar për kualifikimin. Ata ishin Damfris, Veghorst, Lang dhe Frenki De Jong që u largua i pari nga momenti i presionit. Kjo nuk e pengoi Lautaron që të shënonte, ndërsa argjentinasi Otamendi thotë se ky veprim shkaktoi polemikat e mëdha në fund, sharjet dhe përballjet në tunelin e stadiumit.

Sfidanti.al