Treshja Mbape-Mesi-Nejmar ka shënuar 40 nga 50 golat e PSG-së!

Jo vetëm kaq, por edhe kanë shërbyer që të shënojnë të tjerët, kryesisht po ata vetë. Kilian Mbape, Lionel Mesi dhe Nejmar kanë qenë të jashtëzakonshëm deri tani për Paris SG, ndërsa ekipi francez ka shënuar jo pak, por 50 rrjeta ndërsa jemi në fund të tetorit. Një sezon shumë i mirë në Champions dhe në kampionat, dhe nga këto 50 gola, 40 janë të treshes së madhe. Përveç kësaj, “mosketierët” kanë dhënë edhe 26 asiste. Mesi ka 11 gola e 12 asistë, Nejmari ka 13 gola e 10 asistë, ndërsa Mbapeja ka 16 gola e 4 asistë!

Sfidanti.al