Presidenti i Spërsave e ka ndarë mendjen dhe nuk ka ndërmend që të ndryshojë. Daniel Levi, përtej problemeve për të gjetur një trajner të ri, dhe madje edhe një drejtor të ri sportiv, është i përqëndruar tek fati i Harri Kejnit. Sulmuesi kryesor i ekipit, përveçse kapiteni dhe rekordmeni i golave i Anglisë, pritet të largohet këtë verë dhe Mançester Junajtidi është një nga klubet e interesuar më fort. Gjithsesi, Levi gjykon se nuk ka ndërmend të lejojë ndonjë lojtar të tij që të shkojë në një nga ekipet e Mançesterit. Kjo, sepse është penduar shumë që lejoi Kajl Uolkerin që të bashkohej me Mançester Sitin.
Sfidanti.al