Kështu e thotë edhe trajneri Jurgen Klop që nuk i shmanget pohimit se presioni është i madh. Liverpuli do të ketë një javë vendimtare në shanset e tij për t’u kualifikuar për në Champions sezonin e ardhshëm. Sot, të kuqtë luajnë ndaj Mançester Sitit në “Etihad”, të martën presin Çelsin dhe pastaj ndeshen me Arsenalin kryesues, që të gjitha këto ndeshje në Premier Ligë. Liverpuli është 7 pikë prapa Totenhemit të vendit të katërt, ndonëse ka dy ndeshje më shumë për të luajtur, pra nuk do të jetë e lehtë. “Kjo është një javë Championsi për ne”, – thotë Klopi.
Sfidanti.al