Rekordi i Juventusit, 4 000 minuta nga të rinjtë këtë sezon!

Sipas “La Gazeta delo Sportit” kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë të paktën që kur kanë nisur të zhvillohen kampionatet e skuadrave U23. Juventusi ka aktivizuar këtë sezon kaq shumë lojtarë të rinj dhe kaq shpesh, saqë ka sjellë një ndryshim të madh me vitet e kaluara. Trajneri Alegri ka hedhur në fushë të tillë si Mireti, Faxholi, Sule, Iling, Barreneçea, Barbieri apo edhe Kean që mbetet mjaft i ri. Mireti është 19 vjeç dhe ka luajtur në 23 ndeshje, Faxholi ka qenë në fushë për 22 sfida. Në total, të rinjtë janë aktivizuar në 4 000 minuta, ndërsa në stol kanë qenë (pa hyrë në fushë) të tillë si Garofani, Kompanjon, Krespi, Da Graka, Riço, Skalia dhe Shekulov. Në aktivizimin e tyre kanë ndikuar dëmtimet, por edhe politika e klubit që ka pësuar humbje të mëdha financiare vitet e fundit.

Sfidanti.al