Inter me dyshen Lukaku-Korrea, Lautaro Martinez ulet në stol!

Besohet se trajneri Simone Inzagi mendon se argjentinasi i tij kryesor është i lodhur, dhe se sulmuesi tjetër po pret rastin. i tillë Korrea, i marrë nga Lacio, por që ende nuk po e justifikon veten. Nga ana tjetër, titullar ndaj Fiorentinës në “San Siro” sot në orën 18:00 do të jetë Romelu Lukaku, njeriu që po shënon në ndeshjet e fundit me Belgjikën. Inzagi thotë se është i lumtur me golat e Lukakut, ndërsa për mungesën e Çalhanoglusë thotë se në dispozicion ka një Brozoviç në formë shumë të mirë.

Sfidanti.al