Është folur këto kohë se trajneri bavarez do të bëjë eksperimente me taktikën dhe do të zbatojë në 3-4-3! Gjithsesi, prova e tij e parë në stolin e Bajernit, jo vetëm që vjen shpejt, por edhe është tepër e fortë, pasi në “Alianc Arenë” vjen Borusia e Dortmundit. Përballë një rivali të tillë, që kryeson Bundesligën me 1 pikë më shumë se kampionët, Tomas Tuheli nuk mund të bëjë eksperimente. Ai do të luajë me një skemë më të sprovuar, 4-2-3-1, ndërsa bavarezëve u mungojnë pak lojtarë. Këta janë Nojer, Lykas Hernandez dhe Matis Tel.
Bajerni (4-2-3-1): Zomer, Mazraui, Upamekano, De Ligt, Dejvis, Gorecka, Kimih, Sane, Myler, Musiala, Çupo-Moting.
Sfidanti.al