Totenhemi ia paska afruar Kejnin Realit të Madridit!

Nuk dihet se çfarë do të përfitojë klubi anglez nga një lëvizje e tillë, aq më tepër që e përditshmja “Marka” shkruan se Spërsat kërkojnë Eden Hazarin nga spanjollët. E habitshme, pasi belgu është vërtet tepër i talentuar, por tepër i dëmtuar këta vjet, dhe nuk ka garanci që do të jetë i shëndetshëm tek Totenhemi. Gjithsesi, kryefjala e zhurmave të transferimeve, pra që klubi anglez kërkon i ofron Realit, Harri Kejnin. Besohet se fitimi më i madh i Totenhemit do të ishte që Kejni nuk do të luante në Premier Ligë.

Sfidanti.al