Bajerni kërkon Deklan Rajsin nga Uest Hemi!

Gara mund të jetë e fortë sepse kapiteni i “çekiçave” ka mjaft dashamirës. Arsenali është një kandidat shumë i fortë për të marrë Deklan Rajsin, ashtu siç ka edhe klube të tjerë në Angli, por gara mund të ketë edhe një konkurrent nga Gjermania. Ky është Bajerni i Mynihut, dhe mediat bavareze shkruajnë se drejtuesit në “Zebener Shtrase” kanë nisur kontaktet me familjen e mesfushorit të Anglisë. Rajs po zhvillon një sezon shumë të mirë dhe Uest Hemi është në finalen e Ligës së Konferencës. Kostoja për kartonin e tij do të ishte e lartë, rreth 100 milionë paundë stërlina.

Sfidanti.al