Marko Rojs, titulli i parë për kapitenin që nuk është tifoz i Dortmundit!

Ka lindur pikërisht në këtë qytet, dhe e ka nisur futbollin gjithashtu në këtë klub. Marko Rojs duhej të ishte i lidhur përjetë me ngjyrat verdhezi, veçse ngjau ndryshe, ndonëse tani është në prag të titullit të parë me Dortmundin. Kapiteni i sotëm i Borusias ka qenë lojtar i akademisë së klubit, por pastaj e larguan sepse gjykuan se nuk ishte i përshtatshëm fizikisht. Rojsi luajti për shumë vite me Borusian tjetër, atë të Mynshengladbahut dhe u kthye kur Borusia i kishte fituar dy titujt me Jurgen Klopin. Tashmë, është në prag të titullit të parë, ndërsa zbulon se “unë nuk jam tifoz me Dortmundin”.

Sfidanti.al