Interi me Lautaron dhe Lukakun ndaj Atalantës, Asllani në dyshim!

Llogaria ishte që Martinezi të lihej pushim, ashtu si edhe Edin Xheko, dhe në krah të “Big Romit” të dilte në fushë Angel Korrea. Gjithsesi, sulmuesi argjentinas u dëmtua dhe trajneri Simone Inzagi u detyrua që të hidhte në fushë Lautaron. Në portë do të jetë Onana, D’Ambrozio e De Vraj në mbrojtje, bashkë me Bastonin, ndërsa Gosens do të jetë në krah në mesfushë, me gjasë edhe Belanova që është në balotazh me Damfrisin. Po Asllani? Shqiptari mund të luajë vetëm në rast nevoje (flasim si titullar), ndonëse llogaritet treshja e mesfushës Barela-Çalhanoglu-Brozoviç. Sonte në orën 21:00 në “San Siro” vjen Atalanta dhe fitorja siguron kualifikimin në Champions për sezonin e ardhshëm. Në stadium do të jenë 72 000 spektatorë.

Sfidanti.al