Totenhemi fiton derbin me Arsenalin, Konte ka kalendarin më të lehtë

Kjo nuk do të thotë se do të jetë në Champions, por gjithsesi mundësi ende ka, dhe madje ato janë rritur në krahasim me ditën e djeshme. Totenhemi fitoi 3-0 derbin me Arsenalin në Premier Ligë duke u afruar në vetëm 1 pikë diferencë me rivalët londinezë në renditjen e kampionatit. “Gjelat”, që shënuan dy herë me Harri Kejnin dhe një herë me koreanojugorin Son, kanë tani 65 pikë në krahasim me 66 të “topçinjve”, kur duhen edhe dy javë deri në përfundim. Kjo do të thotë se ka shanse për vendin e katërt dhe zonën Champions. Trajneri i Spërsave, Antonio Konte, e tregoi veten sërish si mjeshtër për të përmirësuar ndjeshëm skuadrat që merr në dorë, edhe pse ndoshta futbolli i tij nuk është nga më të pëlqyerit. Në dy javët e mbetura të kampionatit, kalendari i Totenhemit duket më i lehtë sesa ai i Arsenalit.

Ndeshjet e mbetura: Java 37: Njukasëll-Arsenal, Totenhem-Bërnli ; Java 38: Arsenal-Everton, Noruiç-Totenhem.

Sfidanti.al