Në Mynih e dinë se asnjë futbollist nuk jep maksimumin në një skuadër nëse mbahet kundër vullnetit. E njëjta gjë mund të ndodhë me Robert Levandovskin, i cili nisi të tregonte shenja rënieje që gjatë gjysmës së dytë të këtij sezoni. Duket se rrugët do të ndahen mes Bajernit dhe legjendës polake, ndërsa duhet menduar për të ardhmen. Përtej komenteve se “trajneri Nagelsman do të kishte skemë me elastike sulmuese pa Levën” dhe përtej shpresës që Gnabri, Zirkze apo Kopado mund të bëjnë më shumë për yllin me numrin 9, në “Zebener Shtrase” e dinë se do të duhet të marrin sulmues të gatshëm për të zëvendësuar një “peshë kaq të rëndë”. Gjithsesi, emrat që përmenden në mediat bavareze nuk janë entuziazmuese të paktën në pamje të parë. Flitet për Sasha Kalajxhiçin e Shtutgartit dhe Benxhamin Sheshkon e Salcburgut. A do të mundet ndonjëri prej tyre të bënte “vezën” e Levandovskit?
Sfidanti.al