Lista e hartuar nga klubi, dhe për të cilën bie dakord (nga halli) edhe trajneri Ksavi Hernandez, është për ata që do të qendrojnë dhe për ata që do të largohen. Sipas mediave europiane, Barcelona ka 6 të paprekshëm të cilët janë Ansu Fati, Pedri, Ferran Torres, Erik Garsia, Gavi dhe Ronald Arauho. Të tjerët mund të jenë pjesë e biznesit të transferimeve, përfshi edhe të tillë si portierin Ter Shtegen, Zhordi Albën, Frenki De Jongun, Obamejangun, Dembelenë, Depain dhe Grizmanin që është dhënë hua tek Atletiko. Për momentin, është arritur një sukses i vogël me transferimin e Kutinjos tek Aston Vila për 20 milionë euro, duke shpëtuar edhe nga rroga e tij tepër e madhe. Borxhet në “Kamp Nou” arrijnë në mbi 1.3 miliardë euro, dhe vetëm në 2020-2021 pati gati 500 milionë euro humbje!
Sfidanti.al