Tonali në telashe, vendos bast për Milanin

Nikolo Faxholi ka bashkëpunuar me drejtësinë dhe për këtë motiv mori një dënim të reduktuar. 7 muaj jashtë fushave dhe pesë muaj të tjerë do t’i shlyej në forma alternative. Krejt ndryshe do të jetë situata e Sandro Tonalit. Mesfushori i Njukasëllit ka qenë ditën e djeshme për disa orë me prokurorët e çështjes madje sipas “Gazzetta dello Sport” ka thënë se jo vetëm se ka vendosur baste për ndeshje futbolli, por ka vendosur baste edhe për ndeshjet e luajtura nga ish-skuadra e tij, Milani. Ky vetë-denonincim ka rënduar mjaftueshëm situatën e Tonalit.

Nëse do të vërtetoheshin bastet e vendosura për Milanin atëherë Tonali do të rrezikonte më shumë se tri vite dënim ndërsa fakti se është vetë-denoncuar mund ta ndihmojë disi në uljen e këtij dënimi. Tonali është deklaruar si ludopatik pra si një njeri i varuar nga lojarat e fatit dhe për këtë arsye mund të dënohet me 12 muaj larg futbollit të luajtur dhe 6 muaj do të shlyej dënim alternativ.

sfidanti.al