Tomas Myleri komplimenton Flikun duke e krahasuar me Guardiolën!

“Për herë të fundit, loja jonë ishte e koordinuar siç duhet në kohën e Pepit”. Këto janë fjalët e bavarezit 24-karatësh, Tomas Myler, që janë edhe një kompliment për Hansi Flikun. Ky i fundit, arriti të kthejë tek Bajerni pikërisht organizimin si skuadër që kishte krijuar Guardiola, diçka që duket se nuk e kishin bërë dot as Anceloti dhe as Kovaçka që duket se nuk e kishin bërë dot as Ançeloti dhe as Kovaç. “Guardiola na kishte lënë edhe liri individuale, sipas cilësive, por detyrat ishin të qarta, dhe nuk kishte “nëse” apo “mundet”, – thotë Myleri, – kjo po ndodh edhe me Flikun, dhe ne jemi që të gjithë të habitur, pasi nuk e prisnim të ishte kaq i qartë në punën e tij. Ai ka përcaktuar qartë edhe detyrat në mbrojtje të çdo lojtari, edhe të sulmuesve”. Një gjë tjetër që riktheu Fliku, ishte “boshti” i skuadrës, ndërsa në kohën e Kovaçit, Levandovski ankohej se boshti ishte vetëm ai dhe Nojeri. Fliku shtoi edhe Alabën, Kimihun dhe Mylerin,.

Sfidanti.al