Tomas Myleri: Gjermania e Bajerni të marrin shembull nga … Reali!

Për “pancerët” afron Kupa e Botës, ndërsa për bavarezët rifillimi i sezonit. Tomas Myleri mban veshur të dyja fanelat e shquara dhe do të kërkojë që këtë sezon të ketë sukses në të dy frontet. Sulmuesi gjerman thekson se ekipi kombëtar i tij dhe Bajerni duhet të marrin shembull nga Reali i Madridit. “Ndoshta Reali duhet të jetë shembulli për ne, – thotë ai, – unë kam luajtur me shumë trajnerë, përfshi edhe Karlo Ançelotin që ka fituar më shumë se të gjithë. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, duhet të ngrihesh në këmbë dhe të mos humbasësh besimin. Këtë bëri Reali i Ançelotit dhe këtë duhet të bëjmë edhe ne”.

Sfidanti.al