Tomas Myler shkakton autogolin e parë në karrierë në Bundesligë!

Duhej të vinte edhe kjo ditë, pasi e ndihmoi ekipin e tij për kaq shumë vite duke shënuar gola e duke shërbyer asistë. Tomas Myleri shkaktoi autogol në barazimin 1-1 të Bajernit ndaj Leverkusenit në Bundesligë, dhe ky ishte autogoli i tij i parë në karrierë në kampionat. Këtë sezon ai ka 7 gola e 19 asistë, ndërsa tani statistikave iu shtua edhe ky fakt aspak pozitiv. Kjo ishte ndeshja e 407-të e tij në karrierë në Bundesligë, ndërsa ka shënuar 136 gola.

Sfidanti.al