Tenisti gjermano-rus mori një ndëshkim për sjelljen e tij në turneun e Alkapulkos, ndërsa sulmoi njërin nga gjyqtarët. Gjithsesi, legjenda e tenisit të femrave, Serena Uilliams, nuk është e kënaqur me atë që ndodhi dhe për masën e dënimit për Aleksandër Zverevin. “Duket që ka një standard të dyfishtë, – tha amerikania, – me shumë mundësi, unë do të isha në burg nëse do të kisha bërë atë që bëri Zverevi. Me këto që ndodhin, njeriu pyes veten se çdo të ndodhë nëse unë do të sillem ashtu”. Serena Uilliams është teniste zezake amerikane, njëra nga emrat më të mëdhenj të këtij sporti për të gjitha kohët.
Sfidanti.al