Çelsi fiton në Bërnli, tifozët brohorasin për Abramoviçin në minutën e heshtjes për Ukrainën!

Nuk është hera e parë që ka një “kundër-rrymë”, dhe ka ndodhur shpesh kur janë ekzekutuar himnet. Tifozët kundërshtarë shpesh nuk kanë dashur të jenë të respektueshëm me rivalët, ndërsa përkrahësit e Çelsit nuk deshën të respektonin 100 për qind minutën e heshtjes për Ukrainën përpara ndeshjes së Premier Ligës në fushën e Bërnlit. Një pjesë e tyre brohoritën emrin e pronarit të klubit të tyre, Roman Abramoviç, që është një miliarder rus me origjinë hebraike, dhe cilësohet si njeri i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Thirrjet “Roman Abramoviç, Roman Abramoviç” u dëgjuan nga tribunat, ndërsa Premier Liga shprehu solidaritetin me popullin e Ukrainës, që është sulmuar ushtarakisht nga Rusia. Slogani  ishte “Futbolli është i bashkuar”, flamuri i Ukrainës ishte i shfaqur në ekranet e mëdhenj nëpër stadiume. Çelsi fitoi 4-0 në Bërnli dhe forcoi pozitat në vendin e tretë.

Sfidanti.al