Dy muaj pa francezin nuk janë aspak goditje e vogël. Portieri Menjan ishte kthyer në një shtyllë dhe në një garanci për kuqezinjtë, pas largimit të Donarumës, ndërsa tani trajneri Pioli do të duhet të gjejë një alternativë qoftë edhe për 8 javë. Flitet për Miranten, veçse mungesa e francezit pritet të ndikojë shumë në një skuadër që nuk ka organikë shumë të madhe. Për më tepër, Teo Hernandez, një nga lojtarët e momentit, doli pozitiv me Kovid dhe do të mungojë gjithashtu disa kohë. Futbollisti ofensiv u infektua ndërsa ishte me Francën në Ligën e Kombeve ku shkëlqeu fort. Pioli nuk do të ketë Teon ndaj Veronës bashkë me Ibrahimoviçin, Bakajokon, Kruniçin, Maldinin, Mesiasin apo Florencin, ndërsa ka shpresë për Kalabrian.
Sfidanti.al