Shtohen emrat e skuadrave qe kane shfaqur interesin per Elseid Hysajn. Pas Bajernit te Mynihut dhe Arsenalit, tani eshte Mançester Junajtid qe ka vene ne shenjester mbrojtesin e djathte te perfaqesueses shqiptare qe prej vitesh konsiderohet si futbollistet me te mire ne Evrope qe luajne ne kete pozicion.
Lajmi publikohet nga tabloidi ‘The Sun’ sipas te cilit Djajte e Kuq kane pranuar te paguajne klauzolen e kontrates se 24 vjeçarit me Napolin prej 50 milione Eurosh. Gjithnje sipas ‘The Sun’, trajneri i Mançester Junajtid eshte ne kerkim te nje mbrojtesi te djathte per te zevendesuar Mateo Darmian i cili me shume gjasa do te transferohet te Juventus.
Nderkaq Elseid Hysaj eshte ne pritje te asaj qe do te ndodhe me trajnerin Mauricio Sarri. Agjenti i futbollistit perpara pak ditesh deklaroi se Hysaj do te mendoje seriozisht largimin nga Napoli nese Sarri nuk do te qendroje ne stolin e kesaj skuadre sezonin e ardhshem.
Sfidanti.al