Nuk ka me dyshime; Tomas Tuhel eshte trajneri i ri i Paris Sen Zhermenit. Klubi parizien nepermjet faqes se tij te internetit beri zyrtare kete lajm qe prej kohesh po qarkullonte ne media
Tuhel firmosi me kampionet e Frances nje kontrate 2 vjeçare dhe me pas deklaroi se ndihet krenar dhe eshte i gezuar qe iu dha mundesia per te drejtuar nje klub te madh si Paris Sen Zhermen. Me pas ai shtoi se shpreson qe te punoje me te gjithe futbollistet qe jane te PSG qe jane nder lojtaret me te mire te planetit dhe ne te perfshihet edhe Nejmar.
Ne fakt media gjermane ka zbuluar se Tuhel eshte takuar tashme me brazilianin ku te dy ata i kane bere te ditur njeri-tjetrit synimet e tyre.
Sfidanti.al