Shokët e ish-ekipit nuk do ta falin kurrë Dembelen

Futbollisti francez, Osman Dembele, i entuziazmoi tifozët e Barcelonës me lojën e tij në ndeshjen e fundit që ekipi katalonjas e fitoi thellë ndaj Vilarealit, duke shënuar dy gola. Dembele erdhi te Barcelona verën e kaluar si një përforcim i rëndësishëm, por dëmtimet nuk e lanë që të tegonte atë që pritej prej tij. Sidoqoftë, me afrimin e fundit të sezonit, ky futbollist po luan shumë më mirë dhe të gjithë shpresojnë se sezonin e ardhshëm ai do të bëhet një lojtar kyç te Barça.

Megjithatë, te Borusia e Dortmundit, me të cilën ai ka luajtur derisa sa shkoi te Barceëlona, atë nuk duan ta falin, për shkak të mënyrës së largimit të tij. Dembele, atëkohë, e bojkotoi klubin gjerman, sepse donte të ikte me çdo kusht te Barcelona, kështu që klubi gjerman në fjalë u detyrua që t’i lëshonte rrugë atij.

“Ai vendosi që të largohej në një mënyrë të gabuar dhe largimi i tij shkaktoi një kaos të plotë në klub. Futbolli nuk është si tenisi, ai është një sport kolektiv. Nuk më besohet sesi iku ai atëkohë, iku aq shpejt, saqë nuk arriti që të marrë as këpucët e veta të futbollit mga dhoma e zhveshjes! Ai kishte mundësinë që ta tregonte mirë veten edhe këtu, por ai iku në mënyrën më të keqe dhe nuk u soll aspak si xhentelmen”, deklaroi një nga lojtarët e Borusias, Vajdenfeler.

Sfidanti.al