Barcelona ka ende objektiva; kerkon kuoten e 6000 golave ne La Liga

Barcelona humbi pathyeshmerine ndaj Levantes qe do te thote se nuk do te munde te mbylle sezonin ne La Liga pa asnje humbje. Megjithate kampionet e Spanjes e kane ende nje objektiv per te arritur ne ndeshjen e fundit te kampionatit qe do te luajne ndaj Real Sociedad dhe eshte arritja e 6000 golave ne La Liga.

Pas ndeshjes me Levanten, skuadra katalanase e sheh veten me 5998 gola dhe i duhen vetem 2 gola te tjere per te arritur ne 6000 finalizime. Reali i Madridit  eshte i vetmi ekip spanjoll qe e ka arritur kete objektiv dhe e ka bere pikerisht kete sezon.

Klube te tjere qe e ka e arritur e kaluar shifren e 6000 golave ne kampionat jane skuadrat angleze te Mançester Junajtid, Aston Vila, Liverpul, Arsenal dhe Everton.

Sfidanti.al