Pasi u hodh shorti në Nion të Zvicrës shumëkush nxitoi të thoshte se bardheblutë ishin me fat të madh dhe se patën përballë kundërshtarin më të lehtë të mundshëm. Nëse kjo mbetet e vërtetë, atëherë kampionët e Shqipërisë duhet të jenë të shqetësuar për humbjen 1-2 në “Arenën Air Albania”, që solli eliminimin pas edhe disfatës 0-1 në Luksemburg. Dudelanzhi kaloi me meritë në raundin e dytë eliminator. Miqtë e zgjidhën çështjen e kualifikimit në nisje të pjesës së dytë, pasi studiuan lojën e bardhebluve. Filip Bojiç shënoi në 49’ dhe Dejvid Sinani dyfishoi shifrat në 61’. Një gol i Redon Xhixhës nuk bëri asnjë punë përveçse për të ruajtur sado pak nderin, në minutën e 78-të.
Edhe statistikat nuk ishin të mira për ekipin shqiptar, që gjuajti dy herë më pak drejt portës, edhe pse në kuadrat ishin barabar, nga 3. Edhe më keq goditjet nga këndi, 1-8, ndonëse Tirana mbajti topin më shumë, 54 për qind. Një disfarë që mund të lerë shenjë sidomos në një klub që nuk i pret mirë humbjet siç është ai bardheblu. Gjithsesi, presidenti Halili duhet të kujtojë se Dudelanzhi kishte luajtur 52 ndeshje në Europë që nga viti 2011, ndërsa Tirana ka pasur vetëm 11 të tilla përpara duelit mes tyre.
Tirana: Bekaj, Toshevski (Përgjoni 59’), Behiraçe, Najdovski, Ismajlgeci, Totre (Hasani 63’), Aleksi, Hila (Qefalia 58’), De Santana, Seferi, Xhixha. Tr. Shehi.
Sfidanti.al