Një i sëmurë mendor sulmon një ish-volejbolliste në Los Anxhelos

Flitet për një emër të njohur të sportit amerikan, që fitoi medaljen e argjendit në Lojrat Olimpike në Pekin në 2008. Është Kim Glas, sot 36 vjeç, e cila u sulmua papritur në rrugët e Los Anxhelosit në Kaliforni nga një njeri i pastrehë dhe që dukej se kishte edhe probleme mendore. Glas pësoi disa dëmtime në fytyrë pasi personi endacak e sulmoi me një shufër metalike, ndërsa më parë i kishte hedhur një vështirë plot urrejtje, të paktën siç thotë vetë ajo. U deshën shumë qepje në fytyrë për 36-vjeçaren e cila sipas mjekëve do ta kalojë këtë problem. “Në rrugët e këtij qyteti ka shumë njerëz me probleme mendore, – thotë Kim Glasi, – ndaj duhen marrë masa sepse këto gjëra mund të ndodhin përsëri”.

Sfidanti.al