Përse Bajerni pranon tani që Levandovski të ikë? i duhen paratë për De Ligtin!

Mundet që të ketë financa nga dy burime të ndryshme, pasi bashkë me polakun mund të largohet edhe Serg Gnabri, dhe për të dy mund të mblidhen mbi 100 milionë euro. Këto para do të përdoreshin për të paguar kartonin e Matijs De Ligtit, ndërsa largimi i Levandovskit dhe Gnabrisë, po ashtu do të ndihmonte përballimin e kostove të rrogave të Manesë dhe De Ligtit. Lajmet nga Spanja janë që Barcelona do t’i japë 50 milionë euro në dorë që kërkojnë bavarezët për Levandovskin, pasi bënë nja 3 oferta që nuk u përfillën në “Zebener Shtrase”. Veçse tani kanë nisur bisedimet për De Ligtin, ka më shumë qartësi dhe transferimet duhen përfunduar në kohë.

Sfidanti.al