Tifozët portugezë “ngelin në klasë” Ronaldon, e duan në stol!

Portugalia dhe Ronaldo kanë qenë për shumë vite një dyshe e pandarë, dhe kapiteni ka bërë gjëra të mëdha për fanelën e kombëtares. Nuk harrohet rekordi botëror i golave, po ashtu titulli në Euro 2016 dhe në Ligën e Kombeve, veçse sot Kristiano nuk është në formën e tij më të mirë. Natyrshëm vijnë kritikat dhe pakënaqësitë. Pasi e mbylli me Mançester Junajtidin, ka mundësi që CR7 ta mbyllë edhe me Portugalinë, të paktën nëse do të vazhdojnë të jenë në fuqi sondazhe si ai që bëri e përditshmja sportive, “A Bola”. Plot 70 për qind e votuesve janë që Ronaldo të ulet në stol në ndeshjen ndaj Zvicrës, në raundin e dytë të Kupës së Botës.

Sfidanti.al