Ka qenë një periudhë e vështirë për skuadrën nga Teksasi, që provoi se ndoshta nuk ka gjithçka për të bërë pjesë në elitën e NBA-së. Gjithsesi, edhe pas disa humbjeve, Luka Donçiçit nuk iu bjerr shpresa dhe ai vazhdon të luftojë. Këtë bëri edhe në “Medison Skuer Garden” ku Maveriksat fituan ndaj Nju Jork Niksave vendas me shifrat 121-100 dhe ku superylli nga Sllovenia shënoi 30 pikë. Donçiç shtoi edhe 8 topa në tabela e 7 asiste, si dhe 1 vjedhje topi e 3 bllokime gjuajtjesh. Nota negative ishte që e humbi pesë herë topin edhe vetë. Tim Hardëuej, që ishte përballë ish-ekipit të tij, e ndihmoi 23-vjeçarin duke realizuar 28 pikë. Dallasi është në vendin e 10-të në Perëndim me 11 fitore e 11 humbje, në një kampionat shumë të fortë.
Sfidanti.al