Ky himn ka qenë ekskluzivisht për skuadrën e tyre të zemrës. Krijuar si këngë në 1945 nga artistë amerikanë, ajo u përpunua nga grupi liverpulas “Xherri end dhë Pejsmejkërs” (Gerry and the Pacemakers” në vitin 1963. Pasi u ngjit në krye të renditjes muzikore britanike, kënga “Ju nuk do të jeni kurrë vetëm” (You’ll never be alone) u mor nga tifozët e Liverpulit, dhe po mbushen gati 60 vjet që këndohet në stadiumin “Anfild”. Më në fund, erdhi dita (mbrëmja) që tifozët liverpulas t’ia dedikonin këtë këngë dikujt tjetër, qoftë edhe për një herë të vetme. Ky “fatlum” (në këtë rast, fatkeq) ishte Kristiano Ronaldo, që nuk u ndodh fare në stadium në ndeshjen Liverpul-Mançester Junajtid. Siç kishin premtuar, tifozët e kënduan himnin vendas për të ngushëlluar superyllin portugez të Junajtidit, i cili një ditë më parë lajmëroi se kishte humbur një fëmijë gjatë lindjes. Gjithçka ndodhi në minutën e 7-të, sipas numrit në fanelë të Ronaldos, dhe bluzën e tij e mbajtën disa tifozë të Liverpulit në “Anfild”.
Sfidanti.al