Sa të bezdisur yjet e Paris SG nga një foto “selfi” në ashensor!

Është vetë fama, që e krijojnë më shumë mediat dhe bizneset për të përfituar financiarisht nga talenti i tyre, që nuk i lejon ta jetojnë jetën me lirshmërinë e njerëzve të zakonshëm. Yjet e futbollit profesionist janë gjatë gjithë kohës nën presionin e tifozëve, të admiruesve. Kështu bëri edhe një vajzë e re 17-vjeçare, që është golfiste amatore, që gjeti momentin për të bërë një foto “selfi” me lojtarët e Paris SG. Ajo i gjeti ata në ashensor, ndërsa ishte në një turne në periferi të kryeqytetit, dhe nuk ngurroi, por ngriti telefonin duke bërë foton. Mbape duket qartë që nuk është aspak i lumtur, ndërsa Mesi shihet si indiferent. Nejmar po ashtu, Ramosi duket i bezdisur dhe vetëm kapiteni Markinjo po qesh me gjithë zemër ndërsa 17-vjeçarja me origjinë nga Letonia, Marta Silçenko shkrepte foton.

Sfidanti.al