Bavarezët nuk është se kanë shumë dëshirë që ta largojnë sulmuesin polak, ndonëse kundrejt një çmimi të rëndësishëm mund të pranonin, sepse ashtu do të mund të merrnin një tjetër. Bajerni synonte 60 milionë euro për kartonin e Robert Levandovskit, ndonëse këtë nuk e ka thënë kurrë zyrtarisht, e ndoshta shpresonte që këto para t’ia paguante Barcelona. Gjithsesi, zemërimi duhet të ketë qenë i madh në Mynih kur është mësuar nga mediat (apo edhe nga bisedimet përmes palëve të treta) që katalanasit nuk janë gati të japin më shumë se 35-40 milionë euro. Klubi gjerman nuk do të ishte kurrë dakord me një vlerësim të tillë, ndonëse tani duket se Oliver Kahni me shokë e kanë mbledhur mendjen dhe janë gati të bisedojnë për rinovimin e kontratës me Levandovskin.
Sfidanti.al