Tifozët i urojnë Topin e Artë, por Mesi do Championsin!

Tani që arriti të fitonte Kupën e Botës, duket sikur ka hequr nga supet një barrë më të madhe sesa Anteu i Lashtësisë. i tillë Lionel Mesi, që rruzullin tashmë e ka zbritur nga shpatullat dhe po luan me shumë më tepër qetësi me fanelën e Paris SG. Pasi ka lënë pas shpine dashurinë e jetës, Barcelonën, i mbetet një dëshirë e madhe e paplotësuar. Argjentinasi dëshiron Championsin me PSG-në, të parin larg “Kamp Nout” dhe të 5-in në karrierë, që do ta barazonte me Kristiano Ronaldon. Nuk dihet nëse më pas do të kishte kohë për të provuar një titull të gjashtë në Ligën e Kampionëve, si Fransisko Gento, por edhe si Benzema apo Modriç. Këto janë objektivat e Mesit, ndërsa Topin e Artë të 8-të në karrierë, që i urojnë tifozët, mund ta fitojë edhe thjesht sepse triumfoi në Botëror.

Sfidanti.al