Trajneri i shquar katalanas është sot në një sfidë jubilare në jetën e tij në stol. Pep Guardiola i mbush 500 ndeshje në kampionate si teknik, dhe shifra emblematike u arrit në një ndeshje vërtet të tillë, siç është derbi i Mançesterit. Në 499 ndeshje si trajner, Pepi ka drejtuar në Spanjë, Bundesligë dhe Premier Ligë, për Barcelonën, Bajernin dhe Mançester Sitin. Ai ka në total 379 fitore, ose rreth 76 për qind, 68 barazime (13.6%) dhe 52 humbje (10.4%). Nga këto, ai ka 152 ndeshje me Barcelonën, 102 me Bajernin dhe kjo është e 246-ta me Sitin.
Sfidanti.al