Spaleti: Fitorja e Napolit ishte me meritë të plotë, nuk mendoj titullin!

Nuk deshi të fshihej, ndërsa kolegun e tij, Alegri, e kishte ngacmuar edhe në prag të ndeshjes në mikrofonët e kamerave të platformës DAZN. Luçiano Spaleti padyshim që është një njeri i lumtur dhe një trajner i kënaqur, edhe pse i plotësuar do të ndihej nëse Napoli i tij do të fitonte titullin. “Fitorja u arrit me meritë të madhe, – u shpreh ai për suksesin 5-1 ndaj Juves në Serinë A, – ne luajtëm siç bëjmë gjithmonë, në sulm, hapur, siç është në ADN-në tonë. Gjithsesi, le të mos mendojmë për titullin, edhe pse kemi një mundësi të mirë. E rëndësishme është të vazhdojmë të fitojmë ndeshjet”. Një vlerësim edhe për Osimhenin që “mund të bëhet një nga më të mirët në botë”.

Sfidanti.al