Tifozët e Romës tani janë të dashuruar me Granit Xhakën

Besohet e kuptuan se përse Zhoze Murinjo e pati si një nga kërkesat e tij të para për ekipin e tij të ri. Granit Xhaka, mesfushori i Arsenalit dhe i Zvicrës, e tregoi në ndeshjen ndaj Francës në Europian “sesa i vlen lëkura” duke u shpallur lojtari më i mirë në fushë. Zvicra triumfoi pas penalltive dhe Xhaka shkoi e përqafoi trajnerin e tij, kur të gjithë lojtarët e tjerë shkuan për të festuar. Siç thekson “La Gazeta delo Sport”, Xhaka është një nga ata lojtarë për të cilët trajnerët “vdesin”, sepse janë lojtarë që luajnë për trajnerin. Gjithsesi, nuk do të jetë e lehtë të merret nga Arsenali, sepse klubi anglez kërkon ende shumë, madje tifozët londinezë kërkojnë që çmimi i kartonit të rritet. Me atë që bëri ndaj Francës, kanë të drejtë.

Sfidanti.al